Meghan dhe Harry e pushuan menjëherë nga puna dadon e Archie-t pas përvojës traumatike

Meghan Markle dhe Princi Harry e kanë përjetuar vërtet keq një incident traumatik që përfshin Archie-n, thotë një eksperte.

Prezantuesja e fiksuar me mbretërorët, Roberta Fiorito thotë:

“Zbulimi më i madh, për të cilin të gjithë po flasin, është incidenti i Archie-t në Afrikën e Jugut, ku çerdhja e tij mori flakë. Mendoj se kjo qëndron sepse ne e dimë, nga “Fiting Freedom”, se ata patën një përvojë vërtet të tmerrshme me dadon e tyre të parë. Ishte një infermiere e natës dhe ata nuk do të thonë se çfarë ndodhi, por ata thonë se diçka vërtet e tmerrshme ka ndodhur dhe atyre iu desh ta pushonin atë menjëherë nga puna.”

AD

Ajo shtoi se çifti duhet të ketë qenë shumë i traumatizuar.

“Morën vesh që ndodhi një aksident i frikshëm, në një nga ditët e para që ishin në Afrikën e Jugut, dhe më pas iu desh të shkonin në një takim tjetër pune. Ishte një zbulim i madh nga Meghan,” pranoi ajo.

Meghan foli për incidentin në çerdhen e të birit në podcast-in e saj Archetypes. Dukesha zbuloi se ishte në turne në Afrikën e Jugut me bashkëshortin Harry kur ndodhi ngjarja.

Share With:
Translate »
120 Views