Meghan Markle i dërgoi një letër Kongresit Amerikan dhe ajo çfarë i shkroi po duartrokiet në mbarë botën
Meghan Markle i ka drejtuar një letër të hapur Kongresit amerikan përmes së cilës i kërkon vendosjen e të drejtës për lejen e lindjes së paguar, lejes për t`u kujdesur për veten apo një familjar të sëmurë. Meghan shkruan se familjes së saj nuk iu desh të sakrifikonte jetesën për t`u kujdesur për fëmijën, por jo të gjithë njerëzit i kanë mundësitë njësoj. Ajo shkruan në emër të të gjithë atyre që nuk ka zë të dëgjohen.
Në disa prej shteteve të Amerikës, leja e lindjes e gjatë, 1 vit apo më tepër nuk ekziston.
“I nderuar drejtues Schumer dhe kryetare Pelosi,
Unë nuk jam një zyrtare e zgjedhur dhe nuk jam as politikane. Unë jam si shumë të tjerë një qytetare e angazhuar dhe prind. Dhe për shkak se ju dhe kolegët tuaj të kongresit keni një rol në formësimin e të ardhurave familjare, kjo është arsyeja pse po ju shkruaj në këtë kohë thellësisht të rëndësishme – si nënë – për të mbrojtur lejen me pagesë.
Gjatë 20 muajve të fundit, pandemia ka nxjerrë në pah defekte të vjetra në komunitetet tona. Me një ritëm alarmues, miliona gra braktisën punën, duke qëndruar në shtëpi me fëmijët e tyre pasi shkollat ??dhe çerdhet ishin mbyllur dhe duke u kujdesur për familjarët me kohë të plotë. Nëna ose prindi që punon është duke u përballur me konfliktin mes të qenit prezent në familje apop të qenit i paguar. Sakrifica e secilit prej tyre vjen me një kosto të madhe.
Për shumë njerëz, kjo sakrificë ka nisur prej më shumë se 20 muajt e fundit; Janë 20 ose 30 vjet, madje edhe më gjatë – dekada të dhënies së kohës, trupit dhe energjisë së pafundme, jo vetëm në ndjekje të ëndrrës amerikane, por thjesht në ëndrrën e stabilitetit.
Unë u rrita duke ngrënë sallatë prej 4,99 dollarësh tek Sizzler—mund të ketë kushtuar më pak atëherë (të jem e sinqertë, nuk më kujtohet)—por ajo që mbaj mend ishte ndjesia: e dija se sa shumë punonin prindërit e mi për ta përballuar atë, sepse edhe me pesë dollarë, ngrënia jashtë ishte diçka e veçantë, dhe ndjehesha me fat. Dhe kur grupi im do të shkonte për darkë për një festë të madhe, zgjidhim të gjithë përsëri të njëjtën sallatë – sepse kjo ishte ajo që familjet e tyre mund të përballonin gjithashtu.
Fillova të punoja në një Yogurt-eri në moshën 13 vjeçare. Si kameriere, si kujdestare fëmijësh dhe punë të tjera të vogla. Kam punuar gjithë jetën time dhe kam kursyer kur dhe ku kam mundur—por edhe ky ishte një luks—sepse zakonisht bëhej fjalë për të përballuar jetesën dhe për të pasur mjaftueshëm para për të paguar qiranë apo për t`i hehdur benzinë ?makinës. Mendoj që shumë nga votuesit tuaj të kenë versionin e tyre të kësaj historie. Ndoshta edhe ju vetë”, shkruan Meghan në letër.
Më tej futet në brendësi të temës.
Në qershor, burri im dhe unë mirëpritëm fëmijën tonë të dytë. Si çdo prind, edhe ne ishim të gëzuar. Si shumë prindër, ne ishim të mbingarkuar. Ashtu si më pak prindër, ne nuk u përballëm me realitetin e ashpër të kalimit të kthimit në punë, në ato muajt e parë, kritikë, por qëndruam me fëmijën tonë. Ne qëndruam në shtëpi në atë fazë jetike (dhe të shenjtë) dhe iu përkushtuam fëmijëve tanë dhe familjes sonë. Ne e dinim se duke vepruar kështu nuk do të na duhej të bënim zgjedhje të pamundura në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve, punën dhe kujdesin mjekësor që shumë njerëz duhet të bëjnë çdo ditë.
Asnjë familje nuk duhet të përballet me këto vendime. Asnjë familje nuk duhet të zgjedhë midis sigurimit të jetesës dhe lirisë për t’u kujdesur për fëmijën (ose një të dashur tjetër, ose veten e tyre, siç mund të ishte një plan gjithëpërfshirës i lejes me pagesë)
Duke u kujdesur për fëmijën tuaj, ju kujdeseni për komunitetin tuaj dhe kujdeseni për vendin tuaj—sepse kur pushimi me pagesë është një e drejtë, ne po krijojmë një themel që ndihmon të adresojmë problemet e shëndetit mendor, kostot e kujdesit shëndetësor dhe fuqinë ekonomike, që në fillim. Në vend të kësaj, siç ndodh tani, ne shpenzojmë një pasuri të tërë si vend duke paguar për simptomat dhe jo për shkaqet. Unë e kuptoj që me gjithçka që po ndodh këto ditë, njerëzit mund ta kenë të lehtë të jenë apatikë për atë që po ndodh në Uashington, DC Dhe pastaj në mënyrë të barabartë, kur ndiheni sikur zëri juaj nuk ka rëndësi, ju prireni ta përdorni atë më rrallë, por askush prej nesh nuk mund të lejojë apatinë të fitojë”, shkruan Meghan.
Më tej vijon:
“Unë po ju shkruaj në emër të miliona familjeve amerikane që po përdorin zërin e tyre për të thënë se leja gjithëpërfshirëse me pagesë nuk duhet të lërë vend për kompromis ose negociata. Në fakt, shumica e kombeve tashmë kanë vendosur politika të lejes me pagesë. Estonia, për shembull, ofron mbi një vit e gjysmë leje për prindërit e rinj që mund ta ndajnë bashkë. Shumë vende të tjera kanë programe të fuqishme që u japin muaj kohë të dy prindërve (të lindur ose adoptues) të jenë në shtëpi me fëmijën e tyre. Shtetet e Bashkuara, në kontrast të plotë, nuk i garantojnë federalisht asnjë personi një ditë të vetme të lejes me pagesë”, shkruan Meghan.
“Kjo ka të bëjë me vendosjen e familjeve mbi politikën. Dhe për një ndryshim freskues, është diçka për të cilën duket se të gjithë jemi dakord. Në një moment kur gjithçka duket kaq përçarëse, le të jetë ky një qëllim i përbashkët që na bashkon.
Pra, në emër të familjes sime, Archie, Lili dhe Harry, ju falënderoj që keni marrë parasysh këtë letër, dhe në emër të të gjitha familjeve, ju kërkoj të siguroheni që ky moment të mos tejkalohet.
Si gjithmonë, Dukesha e Sussex”, e mbyll Meghan letrën.