Meghan Markle iu rikthye punës, por ndarja nga djali i saj duket se nuk ka qenë e lehtë

Pak javë më parë Meghan Markle ju rikthye zyrtarisht punës pas 4 muajsh nga lindja e djalit të saj. Duket se ndarja e Meghan nga vogëlushi Archie nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse dukesha e ka përjetuar keq. Burime pranë “Us Weekly” kanë treguar se Meghan ka qenë shumë nervoze ditën kur i duhej të merrte pjesë në një event për shkak të punëve të saj si pjesë e familjes mbretërore. “Meghan kishte ndjenja të përziera për rikthimin e saj në punë. Ajo e dashuron mëmësinë dhe ishte shumë nervoze që duhej të largohej nga Archie”, kanë thënë burimet. Gjithashtu ata kanë treguar se nëna e Meghan, Doria Ragland, do të kalojë më shumë kohë tani në Mbretërinë e Bashkuar për t’u kujdesur për djalin gjatë kohës që dukesha do të jetë në punë. Markle është shumë e kujdesshme ndaj djalit të saj, sepse në media është përfolur shpesh se ajo ka pushuar disa dado nga puna, duke qenë se nuk ka shumë besim tek to. Kjo duhet të jetë edhe një nga arsyet kryesore përse dukesha e ka pasur kaq të vështirë të nisë punën dhe të ndahet nga Archie.

Share With:
Translate »
294 Views