Meghan Markle nuk mund të bëjë një baby shower si të gjitha nënat për këtë arsye
Për të vazhduar më tej rreth lajmeve dhe thashethemeve që rrethojnë familjen mbretërore, sot jemi gati t’ju japim përgjigjjen e një pyetjeje që e kemi dëgjuar prej kohësh: “Përse Meghan Markle nuk mund të bëjë një baby shower kur të jetë në pritje të ëmbël?”
Mesa dimë, dukesha ende nuk është shtatzënë por sigurisht që nëse një ditë do të jetë, rregullat janë të shkruara! Deri në momentin kur Pallati Kensington të bëjë një deklaratë për konfirmimin e një shtatznie të mundshme, ekspertët e protokolleve mbretërore mund të na shpjegojnë më shumë rreth protokollit që duhet respektuar: Meghan Markle nuk do të lejohet të bëjë një baby shower.
Arsyet që justifikojnë vendimin e refuzimit të një feste të tillë, mund të jenë nga më të ndryshmet sipas interpretimeve të ekspertëve, disa thonë se festa e pritjes së një bebeje nuk është diçka tradicionale e popullit anglez, por jo vetëm kaq. Thelbi i një ceremonie të tillë qëndron në faktin e dhënies së dhuratave për të ndihmuar nënën e re në pritjen e fëmijës së saj, por për aq kohë sa familja mbretërore është mjaftueshëm e bekuar me të mira materiale, kuptimi dhe gëzimi i kësaj feste shihet si i papërshtatshëm.
Gjithsesi, nëna e re është absolutisht e lirë të marrë dhurata nga të dashurit e familjes edhe pse kjo gjë nuk do të bëhet brenda një feste formale.