Meghan tregon sakrificat e bëra për të paguar shkollën, por ra ndesh me deklaratën e të atit

Pas marrëveshjes që i ati i dukeshës, Thomas Markle bëri me paparacët nuk dimë çfarë të besojmë dhe çfarë jo nga ato që ai thotë. Edhe një herë tjetër deklaratat e tij bien ndesh me ato të Meghan. Para disa kohësh, ai u shpreh në një intervistë se ka paguar shkollimin e Meghan-it, rreth 30,000 dollarë në Northwestern University, Illinois. Këtë gjë e kishte bërë pasi kishte fituar një vlerë prej 750,000 dollarësh në një llotari.

Por, dukesha ka treguar diçka tjetër që bie ndesh me deklaratën e të atit. Gjatë turneut mbretëror, ajo ka vizituar Fixhin dhe ka mbajtur një fjalim në universitetin “South Pacific”. Ajo theksoi rëndësinë e shkollimit të vajzave në atë vend duke shpjeguar se si bursat e ndihmuan atë të shkollohej. Po ashtu, duke iu drejtuar studentëve, ajo rrëfeu se fitimet nga puna me kohë të pjesëshme që bënte shkuan të gjitha për pagesën e studimeve të saj. “Çdo përkjekje ia ka vlejtur”, -ka përfunduar dukesha.

Dikush nuk është duke thënë të vërtetën në këtë rast, por se kush nuk e dimë!

Share With:
Translate »
668 Views