Mendoi se po luante, 6 vjeçari harxhon 1000 £ duke blerë ushqim online, babai: Vijnë e ikin makina me porosi

Një 6 vjeçar në SHBA ka harxhuar plot 1000 paund duke porositur ushqim online.

Mason Stonehouse, 6-vjeç po qëndronte me telefonin e të atit, teksa ky i fundit duke menduar se po luante nuk ia kishte idenë se çafrë kishte bërë i vogli.

” I dhashë telefonin për të luajtur dhe nuk po i kushtoja vëmendje. Po shikoja emisionin tim,” tha ai.

Por djali kishte hapur aplikacionin Grubhub dhe me telefon porositi një menu

Ai kishte marrë karkaleca, disa sanduiçe pule dhe akullore. Djali vazhdoi të porosiste pica dhe patate të skuqura me oriz dhe spec djegës.

“Kur erdhi porosia e parë isha në shtrat,” tha babai.

“Tani po marr më shumë ushqim dhe kjo ndodh përsëri dhe përsëri. Vijnë e ikin makina,” tha ai.

Share With:
Translate »
113 Views