“Mendoja që dhimbjet ishin normale deri sa zbulova që kisha një ton fibroide”, nëna e re u bën thirrje grave të vizitohen rregullisht
Nuk kam vajtur kurrë më parë nga ky problem shëndetësor, deri para pak muajsh, kur zbulova që mitra ime ishte “pushtuar” nga tumoret jo kanceroze. Prej kohësh ndihesha e lodhur, përjetoja dhimbje të vazhdueshme në zonën e barkut dhe fundshpinës dhe shpesh kisha gjakderdhje ndonëse nuk isha në ditët e ciklit. Asnjë nga këto simptoma nuk më shtyu të lija një takim me gjinekologun tim, hera e fundit kur isha vizituar ishte para 4 vitesh! Injorova çdo shenjë të mundshme derisa një ditë prej dhimbjeve ekstrmisht të forta në pjesën e barkut shkova të vizitohesha. Mendova se do të operoja apandesitin, por ishin një ton fibroid ato që më kishin sjellë të gjitha shqetësimet.
Kërkova çdo informacion të mundshëm për fibroidet në internet, por mjekja më paralakmëroi që cistet në vezoret e mia ishin të mëdha dhe nëse nuk i trajtoja ato nuk do të largohehsin vetvetiu.
Mitra ime ishte zmadhuar sikur të isha 4 muajshe shtatzënë ! Fibroidet ushtronin presion në fshikëz dhe rektum, ndaj unë duhet të urinoja disa herë në një orë dhe për ditë me rradhë gjatë një muaji nuk mund të dilja jashtë (defekoja). Në këtë fazë që isha më kishin mbetur vetëm dy mundësi : t’i nënshtrohesha myomectomy, një procedurë që eleminon fibroidet me ndërhyrje kirurgjikale, një metodë e rrezikshme ose hysterectomy, te hiqja mitrën. Rashë në depresion, por ishte familja ime, bashkëshorti dhe dy fëmijët që më ndihmuan të kaloja situatën ! I bëj thirrje të gjitha grave të mos neglizhojnë asnjë simptomë qoftë e zakonte apo jo dhe të vizitohen rregullisht tek gjinekologu ! Jeta ime do të kishte ndryshuar kryekëput nëse une nuk do të kisha dy fëmijët e mi dhe do të detyrohesha të hiqja mitrëm ashttu siç u detyrova nga papërgjeshmëria ime. womenshealth