4 ndryshimet që përjetojnë femrat gjatë fazës së ovulimit por shpesh nuk i shpjegojnë dot
Në ciklin menstrual të një femre nuk përshihen vetëm periodat, dhimbjet e barkut, fryrjet, dëshira e çmendur për ushqime të caktuara etj. Pas saj vjen periudha e ovulimit dhe si çdo ndryshim i ri shoqërohet me simptomat e veta. Niveli i estrogjenit në trupin tuaj vazhdon të rritet dhe shkakton një rritje të menjëhershme të nivelit të hormonit luteinizing (“shpërthimi i LH-së”). Ky “shpërthim” i LH-së shkakton ndarjen e folikulit dominues dhe shkëputjen e vezës së pjekur nga vezorja, nga ku hyn në gypin e Falopit. Ky proces njihet si ovulim. Shumë femra mendojnë se ovulimi ndodh në ditën e 14-të, por dita e 14-të është llogaritur si mesatare dhe në shumicën e femrave ovulimi ndodh në fakt në ditë të ndryshme të ciklit menstrual. Dita e ovulimit ndryshon nga njëri cikël në tjetrin. Disa femra pretendojnë se ndiejnë një dhimbje therëse gjatë ovulimit, por shumë të tjera nuk ndiejnë asgjë dhe nuk ka shenja të tjera që tregojnë se ovulimi po ndodh. Ja 4 ndryshimet e mëdha që ndodhin në trupin e femrave gjatë ovulimit.
1-Flini më shumë ose më pak: Shumë gjëra ndikojnë në prishjen e gjumit, por kur kjo ndodh në mes të ciklit tuaj, ovulacioni mund të jetë fajtori. Gjatë kësaj faze femra ka dëshira më të larta seksuale, trupi përgatitet potencialisht të bëjë fëmijë, kanë një tërheqje më të madhe nga partneri duke çuar në më pak orë gjumi.
2-Jeni në humor të shkëlqyer: Gratë që kanë cikle të rregullta mujore përjetojnë emocione më pozitive gjatë ovulacionit krahasuar me gratë që marrin kontraceptivë hormonalë. Ato janë më entuziaste, vigjilente, më aktive dhe më tërheqëse për një mashkull.
3-Bëheni më flirtuese: Studimet e ndryshme kanë vënë re se disa femra gjatë ovulacionit flirtojnë dhe tërhiqen shumë nga meshkujt e paraqitshëm apo ato që kanë një kujdes më të madh për veten.
4-Gjoksi bëhet më i ndjeshëm: Shumë femra gjatë periodave përjetojnë dhimbje gjoksi dhe ndjeshmëri të lartë të tij. E njëjta gjë ndodh edhe gjatë ovulacionit. Gjatë kësaj faze niveli i estrogjenit është në maksimum dhe rritja hormonale ndikojnë në gjëndrat e gjoksit duke e bërë atë më të butë dhe të ndjeshëm. Gjithashtu edhe koka e gjoksit , thithka, merr ngjyrë më të errët dhe është më e dukshme.