“Mendoja se do na vrisnin”, reperi i njohur rrëfen kohën e luftës: Isha 12 vjeç

Reperi i dashur për publikun, Gold Ag, ka zbuluar së fundmi pesë datat e tij më të rëndësishme të jetës. Teksa ishte i ftuar në “Prive”, ai nuk ka lënë pa kujtuar datën e veçantë të 4 prillit të vitit 1999.

Gold Ag ka rrëfyer se si kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë nxjerrë nga aty, për t’i dërguar më pas te treni.

“Unë faktikisht kurrë nuk e kisha pas parë atë pjesën në Dragodan që ka trena, kështu që e pash edhe atë pjesë dhe mendoja mos kanë për të na vrarë. E mbaja mend prej xhirimeve tjera qysh i kanë vrarë edhe unë në atë moshë e kisha këtë mendim, isha në moshën 12-vjeçare dhe më pas na quan në Bllacë”, ka zbuluar reperi me prejardhje nga Presheva.

“Mendoja se do na vrisnin”, reperi i njohur rrëfen kohën e

Më pas ka shtuar se aty kanë qëndruar dy ditë dhe familja e tij është shpërngulur për në Strugë. Sipas tij, aty kanë qëndruar deri në përfundimin e luftës.

E duke qenë se ka përjetuar vuajtjet e asaj e kohe të vështirë, Arian Agushi, në repertorin e tij numëron një numër të madh këngësh, dedikuar heronjve të luftës.

Ndërkohë kujtojmë se Gold AG së fundmi prezantoi për fansat këngën e tij më të re me Adem Ramadanin të titulluar “Era Ramazan”, e cila u publikua në kuadër të muajit të shenjtë të myslimanëve.

Share With:
Translate »
69 Views