Menduam se ishte shoqja, por paska qenë e ëma e Vivian…

E gjatë, shumë e hollë, veshur me një fustan Elie Saab, mamaja e Vivan Canajt në dasmën e së bijës duket si një supermodele.

Vivian-i ka postuar disa herë foto me të ëmën dhe ndjekësit e saj tashmë e dinë sesa elegante dhe e re është mamaja e saj, megjithatë ajo është befasuese në këtë foto mbi gjithë të tjerat, sepse e veshur me fustanin e një stilisti të njohur sfilatash, bashkë me të bijën e veshur nuse, gjithashtu me Elie Saab, duken si dy modele. Vivian ishte si një princeshë mbrëmjen e dasmës së saj me Klevisin, në qendër të një mjedisi magjik , por mbretëresha ishte mamaja e saj. Atë natë dhe gjithmonë në të vërtetë.

“Gjithmonë mbretëresha ime, mami, të dyja me Elie Saab”, shkruan modelja në foton me të ëmën. Edhe pse në muaj mjalti, ajo vazhdon të jetojë me kujtimet e dasmës, ende të freskëta duke iu kthyer postimeve prej saj dhe nga këto foto, ka nxjerrë edhe thesarin e sotëm.

Share With:
Translate »
844 Views