Mëngjeset e së dielës në shtëpinë e Julkës përfshijnë Andin që kërcen dhe ushqim “mëkatar”

Julka na ka treguar me një video panoramën e së dielës në shtëpinë e saj dhe duket shumë argëtuese. Andi është zgjuar me energji dhe teksa bën mëngjesin (aspak të shëndetshëm, por të shijshëm), kërcen dhe ‘shkatërron’ kuzhinën. “Mami pikturon me të vocklin, babi përgjegjës për mëngjesin mëkatar. Andi më zbukurove ditën”, shkruan Julka krah videos ku edhe dëgjohet duke qeshur.

  

Më tej na hapi një temë tjetër ku me shumë gjasa e gjejnë veten shumë gra. “Kur vishen burrat ose janë në kuzhinë s’lënë kanat dollapi e bufeje pa hapur”, shkruan ajo.

Sa nga ju e kuptojnë hallin dhe qejfin e Julkës?

Share With:
Translate »
199 Views