Mënyra e duhur si duhet të pastroni vaginën, gabimet që mund të çojnë në infeksione bakteriale
Peceta të njoma me aromë të mirë, produkte larëve, peceta ditore e letra higjienike të aromatizuara…sa e sa produkte të tjera do u duhet femrave të përdorin në mënyrë që “aty poshtë” të mbajë erë trëndafil ! KJO GJË NUK DO TË NDODHË KURRË, deri në momentin që do të ndaloni së qenuri femra. Vagina është një organ që sekreton, ka aromë karakterisitike, dhe nuk mund të ndryshojë pamje apo erë falë produkteve të ndryshme ! Madje gjinekologët janë kundra solucioneve larëse duke u mbështetur pas faktit se vagina është një organ vetëpastrues.
Më poshtë Living keni të gjitha metodat e ndaluara, që dëmtojnë shëndetin riprodhues !
Mos bëni asnjë herë banjë me avull për vaginën tuaj, pasi kjo gjë ndryshon pH dhe rrit mundësinë për t’u shumuar bakteret ! pH i vaginës është acidic 3.5-4.5 dhe vetëm në këto kushte asnjë bakter nuk do të lulëzojë.
Së pari duhet të bëni dallimin midis vulvës dhe vaginës ! Vulva është pjesa e jashtme e vaginës, ajo që shohim me sy të lirë, ndërsa vagina përfshin dhe uterusin dhe cervikisn, pra pjesën e brendshme. Vulva është pjesë lëkurë si pjesa etjetër e trupit ndaj duhet pastruar normalisht.
Kjo pjesë duhet shpëlarë normalisht me ujë, mund të përdorni dhe produkte të ndryshme, por e mira është që këto të fundit të mos pastrojnë pjesën e brendshme të vaginës, pasi “aty brenda” gjithçka pastrohet vetë. Nëse ju prishni këtë pH me produkte të ndryshme do të rritet rreziku për infeksione vaginale.
Produktet aromatike , parfumet e produkte të tjera kozmetike mund të irritojnë lëkurën brenda vaginës, e cila është më e ndjeshme se pjesa tjetër e trupit.
Bakteret lulëzojnë në një mjedis të errët, me lagështirë .Nëse ju djersiteni dhe nuk ndërroheni brenda një kohe të shkurtër, mund të ndjeni kruarje apo më keq të zhvilloni infeksione të lehta.
Veshni të brendshme pambuku .Ky është materiali më miqësor me lëkurën tuaj .
Urinoni pas seksit! Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionet urinare pas një akti seksual.
Fshihuni në drejtimin nga para –mbrapa.
Fshirja nga pjesa e përparme në pjesën e pasme pakëson shanset që bakteret nga rektumi juaj do të përfundojnë afër vaginës ose uretrës. Burimi: David Wolfe