Fejohet supermodelja e famshme dhe tashmë është zyrtarisht kunata e Ivanka Trump

Karlie Kloss është zyrtarisht e fejuar me të dashurin e saj prej gjashtë vitesh, Joshua Kushner. Nëse emri ju duket i njohur, keni të drejtë. Joshua është vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Pas kësaj, Karlie dhe Ivanka quhen kunata. Lajmin e dha vetë supermodelja me anë të një postimi në Instagram. “Të dua më shumë se ç’mund të them me fjalë. Josh, je shoku im më i mirë dhe shpirti im binjak. Mezi e pres një përjetësi bashkë. Po, një milion herë,” shkruan ajo.

Dhe nëse jeni kuriozë për unazën, siç e dimë që jeni, Karlie e postoi dhe atë në Instagram. Fundja Joshua Kushner është investitor, s’kemi faj që duam të shohim ç’gur masiv i dhuroi dashurisë së jetës.

Share With:
Translate »
665 Views