Meqë e keni pyetur aq shumë, Arbana tregon si veproi për tu kthyer në formë pas lindjes

Kanë kaluar 10 ditë që kur Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Diell.

Moderatorja nuk është kursyer me postimin e momenteve të ëmbla dhe dhuratave që ka marrë gjatë kësaj periudhe, teksa  6 ditë pasi u bë nënë për herë të dytë Arbana postoi edhe fotot e para në Instagram.

Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat trupore.

E natyrisht, ajo është pyetur menjëherë nga ndjekëset e saj për sekretin që ka ndjekur për tu rikthyer në super formë, të cilin ajo na e zbuloi sot.

Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për një çelës sekret, por për përkushtim dhe regjim të rregullt ushqimor si gjatë ashtu edhe pas shtatzënisë.

Ja ç’shkruan Arbana:

Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak.

Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.

Ndërkohë, më herët këtë javë, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë

Share With:
Translate »
484 Views