Merr fund ankthi. Gjyshja nga Durrësi i rikthen djalin nënës së tij

Merr fund ankthi i nënës nga Durrësi për fëmijën e saj. Djali 3 vjeç është dorëzuar në Prokurori nga gjyshja e djalit.

Barie Gjuni, që e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar fëmijën në prokurori, ndërkohë që pritet arrestimi i saj.

Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.
Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gjuni, 58-vjeç dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëlla i saj. Për ta u dha dje masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata.

Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit.

Babai i djalit të vogël ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë.

Share With:
Translate »
55 Views