Mes Markut dhe Vikit, kë do zgjidhte Rudina Dembacaj? Ja si i përgjigjet aktorja ndjekësit

Rudina Dembacaj është një aktore shumë e njohur në Shqipëri. Një nga personazhet më pa komplekse dhe që thotë çdo gjë si i vjen, Rudina është kthyer në një nga më të preferuarat e publikut shqiptar.

Aktorja është tejet aktive në rrjete sociale dhe e shohim shpesh të publikojë foto e video nga jeta e saj e përditshme.

Edhe me ndjekësit e saj, Rudina është tejet e afërt, teksa shpesh herë preferon të bëjë biseda virtuale me ta dhe të shuajë kureshtjen e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Në një bisedë të zhvilluar së fundmi me ta, një prej tyre i ka bërë një pyetje shumë të vështirë për të, duke e vënë mes zgjedhjeve, kë do zgjidhte nëse partneri i saj do i thonte të ishte me tëa po vajzën e saj.

Rudina i ka dhënë një përgjigje vërtetë epike, duke treguar se çfarë do t’i thonte Markut.

‘O Rud, si do ta zgjidhje situatën nëse Marku do të kërkonte të zgjidhje në mes teje dhe Vikit?’ – shkruan ndjekësi, teksa aktorja i përgjigjet:

‘Do i thoja: Mark lamtumirë dhe të kalume.’ – shkruan Rudina Dembacaj.

Share With:
Translate »
141 Views