Mesazhet/ Kërcënonte 15-vjeçaren në rrjete sociale, në pranga 27-vjeçari!

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15 vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.

27 vjeçari Benard Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia

Share With:
Translate »
77 Views