Mesazhi i Lira Gjikës këtë fundvit është për nënat që i rritin fëmijët vetëm

Këtë fundvit, pediatrja Lira Gjika ka një mesazh për nënat, sidomos për ato që rritin të vetme fëmijët e tyre. I drejtohet shoqërisë për mënyrën se si i trajton dhe mbështet këto gra.

“Në këto ditë fund viti të kujtohemi për gratë që jetojnë në vështirësi, sidomos gratë që jetojnë vetëm dhë i rrisin fëmijët vëtëm .Kur vdes një burrë i martuar, sidomos i ri, të gjithë i qajnë hallin nënës së tij dhe jo gruas së tij, madje për të thonë: “ e mi se ajo do gjejë burrë tjetër”. Është ë vërtetë që ndodh edhe kështu dhe duhet të ndodhë pasi jeta vazhdon, por nuk është argument që vërteton se ajo nuk vuan madje më shumë se të gjithë. Gruaja vuan më shumë se të gjithë, sepse asaj iu prish familja. Asaj i mbetën fëmijët pa baba.

Është gruaja që nuk i braktis fëmijët edhe kur martohet me një burrë tjëtër, që e kanë merak të gjithë. Nënës të djalit të vdekur nuk i prishet familja, ajo familjen e ka të pa prekur. Dhimbja është shumë e madhe, por familja është në vend ndërsa për gruan jo, asaj i është prishur familja dhe fëmijët ë saj janë pa baba, janë jetimë. Marrëdhënia burrë grua është marrëdhënia që krijon dhë rrit jetën e re dhë të gjitha emocionet dhe energjitë e trurit dhe të mendjes janë përqëndruar aty, pasi aty vendoset cilësia e së ardhmes, e vazhdimësisë së saj. Një nënë që humbet djalin vertët ka dhimbje pafund, por gruas që humbet burrin i është prishur familja në themel”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
156 Views