Mesazhi prekës i djalit të kirurgut Dr. Ali Tolaj i cili ndërroi jetë nga Covid-19
Kirurgu i përgjithshëm Dr. Ali Tolaj ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Dr. Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv me Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Si kirurg i përgjithshëm, ai u inkuadrua qysh në vitin 1988 në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës.
Është kujtuar lartë puna dhe vepra e Dr. Tolaj i cili humbi betejën me Covid-19.
Ndër të tjera, sjellim dhe këto paragrafe përplot emocion të shkruar nga i biri i doktorit të ndjerë Tolaj, të cilin e përkujton kështu:
Shkruan Durim A. Tolaj:
Lamtumire Baba i dashur
(Dr.Ali Tolaj)
Duke u rritur mëson sesa e bukur dhe madhështore është: Thjeshtësia!
I tillë ishe Baba im i dashur. Edhe pse na ike shpejt, kujtimi per ty do mbetet gjithmonë.“Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai do të kthehemi” dhe “E Allahut ishte ajo që morri dhe e Atij ishte ajo që dha”.
