Mësojeni tani se cila është mosha ideale kur duhet t’u flisni fëmijëve për seksin

Nëse mendoni se biseda me fëmijët tuaj rreth seksit duhet të shtyhet sa më shumë, e keni gabim! Kjo bisedë e sikletshme për disa prindër, duhet të realizohet herët, kur fëmijët janë ende të vegjël.

Shumica e prindërve “tmerrohen” nga pyetja e fëmijëve “Si kanë ardhur ata në jetë”. Mirëpo, kjo pyetje kërkon përgjigje nga fëmijët tuaj.

Është mirë që të flisni me terma të zgjedhur me fëmijët tuaj rreth seksit përpara se ata të shkojnë në klasë të parë. Pse? Në shkollë ata do të mësojnë më shumë rreth trupit, vetes së tyre, por edhe rreth seksit. Është më mirë që ju ta përgatisni fëmijën tuaj, pasi në ditët që po jetojmë ata marrin informacione kudo. Është më mirë që ata informacionin ta marrin nga prindërit.

Share With:
Translate »
551 Views