Mësuesi shtyn me duar nxënësen pse kishte vendosur grim
Një mësues që shtyu nxënësen 15-vjecare pasi kishte përdorur grim në shkollë është shkarkuar menjëherë nga detyra.
Nxënësja Nisha Roslin pohoi se gjatë një asambleje është kapur nga supet dhe është shtyrë nga mësuesi i tha se grimi i saj ishte i tepruar.
Menjëherë pas akuzës, akademia Havelock ka konfirmuar se kontrata me mësuesin është ndërprerë.
Nëna e vajzës ka dhënë një deklaratë duke thënë: “Ishte një asamble shkollore kur një mësues, i cili mendoj se ka hyrë në punë kohët e fundit i bërtiti Nishës për shkak të grimit. Më pas e kapi nga shpatulla duke e tërhequr. Në momentin që vajza tentoi të largohej, ai e shtyu me të dyja duart.”
Ajo sqaroi se është hera e parë që ka patur një problem me vajzën dhe nuk mendon që grimi i saj ishte i tepruar.
Për fat të mirë, vajza nuk pësoi asnjë dëmtim përvec se u shokua për një moment. Ajo u kthye në shkollë ditën e nesërme dhe nuk u takua më me mësuesin që e shtyu.