“Mezi pres të vish në shtëpi për të më zbukuruar jetën”, Arta Nitaj nuk i mban dot lotët

Arta Nitaj, konkurrentja më sensuale e “Dance Albania” në Tv Klan feston 26-vjetorin. Pas surprizës nga Dafina Zeqiri dhe mikesha e saj e ngushtë, ka një tjetër surprizë për modelen dhe aktoren. Nëna e Artës ka një urim për vajzën e saj, që në këtë ditë special ndodhet larg shtëpisë.

Alketa Vejsiu: Ke marrë dhurata të bukura sot?

Arta Nitaj: Jo.

Alketa Vejsiu: Kemi një dhuratë tjetër ne për ty. Ke dëshirë ta shohim bashkë?

Arta Nitaj: Po.

Alketa Vejsiu: Një surprizë për Arta Nitajn. Do flasë mami i Artës tani. Mami i Artës ka një surprizë për vajzën. Mos qaj pa filluar.

Mamaja: Arta, zemra e mamit. Qëkur ke lindur, ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes tonë, kripa, sheqeri. Sot vazhdon po njësoj vetëm se unë ty të kam larg dhe mezi pres të vish në shtëpi për të ma zbukuruar jetën. Edhe 100 zemra e mamit!

Arta Nitaj: Unë jam më e vogla dhe jam veç një gocë. Mamin e kam pikë të dobët./

Share With:
Translate »
159 Views