Michael Ballack iu përgjigjet lajmeve se u lidh me ish-in e të birit që humbi në aksident
Ish ylli i futbollit, Michael Ballack ka mohuar lajmet se e dashura e Sophia Schneiderhan është ish-partnerja djalit të tij të ndjerë, Emilio.
Mediat e huaja rozë raportuan se 48-vjeçari ishte në një romancë me Sophia Schneiderhan, e cila është 25 vite më e re se ai.
Ish-mesfushori i Chelseas ka njoftuar se do të ndjekë veprime ligjore duke i konsideruar lajmet si të rreme.
Ish-mesfushori i Chelseas u përfol se nisi lidhjen e dashurisë me Sophia Schneiderhan pasi djali i tij, 18-vjeçari Emilio vdiq në një aksident fatal në vitin 2021.
Emilio ishte njëri nga 3 djemtë që Michael kishte nga martesa me ish-gruan e tij Simone Lambe.
Dyshja kishin shumë vite në një romancë së bashku, ata u martuan në vitin 2008 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2012.
Ish-futbollisti gjerman është parë me Sophia Schneiderhan në publik dhe ka postuar foto me të në rrjetet sociale.
Në mbishkrimin e një fotoje të çiftit në Instagram, gjermani tha: “Për shkak të raportimeve të fundit në media, ndihem i detyruar të bëj sqarimin e mëposhtëm: “Partnerja ime e jetës Sophia nuk është as ish e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as nuk ka qenë shoqe me të”.
“Ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundër këtyre të pavërtetave dhe do të kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë”
View this post on Instagram