Michael Bublé ‘lufton’ lotët ndërsa kthehet në skenë në Londër pas betejës me kancerin e të birit

MICHAEL Bublé shpërtheu në lot kur bëri një kthim spektakolar në skenën e Londrës mbrëmjen e 13 korrikut, pasi djali i tij mundi kancerin.

Këngëtari ‘i Shtëpisë’ i ka impresionuar turmat me një shfaqje rikthimi në Barclaycard, duke paraqitur British Summer Time në Hyde Park – dy vjet pasi biri i tij katërvjeçar Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë.

Një Michael emocional, 42 vjeçar, pranoi para turmës se kishte frikë të këndonte përsëri përpara kthimit të shumëpritur në skenë.

Por së pari ai bëri shaka me fansat të cilët sapo kishin pësuar një rrebesh në Hyde Park, duke thënë: “Kjo është tamam ashtu siç e mendoja.

Para se të shtonte:’ Ka dy vjet që kur kam qenë në skenë, dhe si çdo njeri, natyrisht, unë merakosem se gjithçka që kisha në një pikë mund të kishte ikur tanimë’.

“Por pas dy këngëve, unë jam edhe më mirë se më parë.”

Michael më vonë i shprehu mirënjohjen  përkrahësve të tij që i qëndruan pranë.

Ai tha: “Nuk ka fjalë për aq dashuri,  mirënjohje, që kam në zemrën time për hir të vetes sime, familjes sime, për dashurinë tuaj, për lutjet tuaja, për mbështetjen tuaj.

“Unë dua t’ju falënderoj jo vetëm për sonte, por për çdo natë, për gjithçka që keni bërë për mua. Secili prej jush ka bërë një ndryshim kaq të madh në jetën time”.

Michael këndoi disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë ‘Feeling Good’ si dhe këngë nga albumi i tij i ardhshëm.

Këngëtari ishte mbështetur nga ish-yll i TV-së, Megan McKenna dhe legjendari Van Morrison, i cili tha se kishte qenë në një “romancë me muzikën” e tij.

Buble dhe gruaja e tij,  aktorja Luisana Lopilato kanë anuluar të gjitha angazhimet e punës që nga viti 2016, kur djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë.

Por mbrëmë, djali i vogël ndau një ‘çast të ëmbël’ me babanë e tij nga turma, kur Michael zbuloi për fansat se e detyron atë të shikojë Showmanin më të Madh “disa herë” në shtëpi.

Ngacmimi i audiencës nisi kur Michael filloi të këndojë “Ky është më i madhi …”, atëherë Michael ia dorëzoi mikrofonin birit të tij i cili e surprizoi kur përfundoi strofën e këngës para babait të tij krenar.

Që nga diagnoza e Noesë, Michael ka shmangur prozhektorët dhe ka bërë vetëm dy përditësime në Facebook rreth gjendjes së djalit të tij kur  tha se ‘po përmirësohet pas kimioterapisë në SHBA’.

“Gruaja ime, fëmijët e mi, prindërit e mi ,motrat e mia, menaxheri im Bruce Allen, të cilët janë të gjithë këtu sonte.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se çfarë ndjej për ju.”

Kohët e fundit ai konfirmoi se gruaja e tij pret fëmijën e tretë dhe ajo është një vajzë.

Ylli i muzikës  tha para shikuesve të shumtë: “Oops, e bëre përsëri! Gruaja ime dhe unë jemi shtatzënë me numrin tonë tre!”

Share With:
Translate »
644 Views