Mihrije Braha surprizohet nga vjehrra në emision, i ‘merr dorën’ sapo e takon

Çifti Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë qenë të ftuarit e radhës në emisionin “N’Kosovë Show”. Dyshja në fjalë kanë shpalosur më të rejat e tyre në karrierë, ndërsa nuk kanë hezituar të flasin edhe për jetën private. Në një moment, moderatori i emisionit ka pyetur këngëtaren Braha se si i ka raportet me vjehrrën. Dhe në përgjigjen e saj, këngëtarja ka thënë se që në fillim i ka ruajtur raportet e mira me gjithë familjen e Naimit, dhe jo vetë me vjehrrën. Dhe pikërisht në këto momente, në skenë janë futur prindërit e Naimit, të cilët e kishin ruajtur befasi ardhjen e tyre. Në momentin që ata hynë në emision, dyshja u ngritën në këmbë për t’i takuar dhe përqafuar ata. Ndërsa, Mihrija nuk ka nguruar të bëjë edhe adetin e njohur të nuseve shqiptare, marrjen e dorës. Harmonia mes tyre tregonte më së miri se të gjithë protagonistët e kësaj familje ruajnë raporte shumë të mira. Këtë momend, mund ta ndiqni nga minuta 44:10.

Share With:
Translate »
1045 Views