Miliarderi Elon Musk: Nuk do t’ua lë drejtimin e kompanive fëmijëve të mi!

Ceo i Twitter , Elon Musk thotë se fëmijët e tij nuk janë në listën e pasardhësve të mundshëm për pesë kompanitë e tij.

51-vjeçari miliarder ka thënë se ai nuk beson në idenë që drejtuesit e kompanive t’ua dorëzojnë “frenat” e drejtimit fëmijëve të tyre vetëm sepse ata janë të lidhur me familjen. Gjatë një bisede me Këshillin e CEO të “The Wall Street Journal”, Musk tha se ai i kishte gjetur njerëzit që mund t’i marrin përsipër kompanintë e tij në rast se do të ndodhte diçka.

“Ka individë të veçantë të identifikuar që unë i kam thënë bordit. Nëse diçka më ndodh papritur, ky është rekomandimi im për të marrë përsipër, pra, në të gjitha rastet, bordi është në dijeni se kujt i kam rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se nuk ishte me idenë që t’ua kalonte automatikisht një pjesë të kompanive fëmijëve të tyre, nëse ata nuk kanë interes apo aftësi për menaxhimin e tyre.

“Unë përfundimisht nuk jam i mendimit për t’u dhënë automatikisht fëmijëve të mi një pjesë të kompanive,  nëse ata nuk kanë interes, prirje apo aftësi për të menaxhuar kompaninë”, u shpreh Musk.

CEO i Tesla, SpaceX, Starlink dhe Twitter ka nëntë fëmijë, duke përfshirë dhe djalin e tij trevjeçar me emrin e veçantë X AE A-XIII dhe vajzën njëvjeçare, Exa Dardk Siderael Musk, me muzikanten kanadeze Gimes.

Miliarderi Elon Musk

Share With:
Translate »
98 Views