Ministria e Shëndetësisë sqaron shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit nga Kavaja

Pas lajmit se 27-vjeçari nga Kavaja humbi jetën nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Infektiv sqarojnë se i riu ishte asimptomatik nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se 27-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. Ai  vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut, siç u tha edhe më herët nga talasemia.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri i një viktime në të 20-tat, me sëmundje bashkëshoqëruese, të prekur njëherësh nga Covid. Javën e kaluar e humbi jetën edhe një 21-vjeçare.

Share With:
Translate »
497 Views