Ministrja Kushi: Së shpejti Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt,” – shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
71 Views