Miss-i shqiptar i prezanton të dashurin vetëm mamit, babit më vonë
Bukuroshja shqiptare, ‘Miss Universe Albania 2017’, Blerta Leka ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar për eksperiencën e saj në ‘Miss Universe’ i cili u mbajt në Los Angeles.
Ajo nuk arriti të triumfojë, e megjithatë Blerta tregon se e kishte përgatitur veten për diçka të tillë, pasi sipas saj është më tepër çështje gjeopolitike. Megjithatë, përtej ‘Miss Universe’, Blerta me sinqeritet na ka folur për jetën e saj personale.
19-vjeçarja ka rrëfyer se aktualisht në një marrëdhënie dhe djalin fatlum ia ka prezantuar vetëm mamit, babit ende jo (siç ndodh në të shumtën e rasteve). Familja dhe partenri ka qenë dhe arsyeja kryesore përse ajo është rikthyer sërish në Shqipëri.
“Më priste familja, i dashuri. Po jam në një lidhje, jam shumë e lumtur. Ia kam prezantuar mamit, babit, po pres dhe pak”, tregoi ajo.

Sa i perket planeve në të ardhmen, bukuroshja tregon se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, por fejesa dhe martesa janë shumë larg.
