Prindër kujdes nga interneti! Vajzat e vogla po bien pre e të panjohurve

Një adoleshente vetëm 14 vjec, sipas profilit të saj, qëndron e ulur në kuzhinë dhe mban veshur uniformën e saj të shkollës. Ajo po filmon veten nga celulari saj për një audiencë të panjohur. E në atë moment nisin dhe pyetjet.

“Po shkrihem kur shoh sytë e tu magjik”, thotë një i panjohur që i komenton. Por nuk mbaron me kaq pasi vajza i kthehet: Faleminderit, dhe unë të dua”.

Një tjetër: Cdo djalë do të ishte me fat të të kishte, ke të dashur?

Jo, përgjigjet ajo. Ai u nda nga unë por ne qëndrojmë akoma në lidhje. Ai më pëlqen mua dhe unë atë. Jam single. Ika të bëj detyrat”.

Një tjetër vajzë 13 vjecare e përshkruan veten si të bukur dhe sexy. E sigurisht komentet në këtë rast janë të llojit: “o seksi, o embël…

Gjithashtu, një tjetër vajzë ka mbledhur shoqërinë dhe kanë hapur kamerën duke folur më njerëz të panjohur.
Komenti i pare: Mi trego pak këmbët e tua të lutem.
Vajza: Hej vajza, dikush do të shoh këmbët e mia. PERVERS, bërtet njëra nga shoqet dhe plasin të qeshurat.
Kjo nuk ndodh vetëm në Britani. Kjo mund të ndodhi kudo. Sot internet dhe aplikacionet e ndryshme I kanë dhënë mundësi brezit të ri të bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre. Problemi këtu është se jo te gjithë prindërit I kontrollojnë, e kështu ndodhin gjëra që më vonë sjellin pasoja të rënda.
Është fatale që vajzat duke filluar nga mosha 12-vjecare të fusin veten në të tilla gjëra. Kemi parë që shumë nga këto raste kanë pasur fund tragjik, ose i ka shkatërruar jetën atyre.

Tani për tani, e vetmja gjë që mund të bëhet është që prindërit të mbeten vigjilentë. Kjo nuk do të thotë vetëm ti kontrollojnë por edhe të mundohen të kuptojnë botën e tyre dhe ti japin lirinë që ata kanë nevojë në mënyrë që të mos e nxisin veten deri në këto pika.

Ndoshta nuk është e kendshme por është e vetmja gjë që mund të behet deri tani. Dhe mos harroni!
Gjëja e fundit që duhet bërë natën: Fikni internetin në shtëpi… Ose përndryshe nuk do e dini kush do “futet” në dhomën e vajzes suaj gjatë natës.

Share With:
Translate »
919 Views