“Mjekët na thanë mund ta braktisni”, nëna ndan momentin absurd të lindjes së vajzës me sindromën Down

Anila Hoxha është ushtarake me profesion dhe përçon imazhin e një gruaje të hekurt, por në të vërtetë është butësia e nënës ajo që e karakterizon më tepër. Ardhja në jetë e Irisit 11 vite më parë dhe diagnostikimi i saj me sindromën Down kërkoi një forcë dhe dashuri shumë të madhe për të përballuar sfidën e vështirë përpara. Historinë e saj ajo e ndan në “Shije Shtëpie” në Tv Klan në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down.

Katerina Trungu: Ju sa fëmijë keni apo vetëm Irisin?

Anila Hoxha: Unë kam dy fëmijë, kam djalin 31 vjeç dhe Irisin 11 vjeç.

Ermelinda Ndoja: E ke sjellë në jetë pas 20 vitesh Irisin.

Anila Hoxha: Irisin e kam sjellë në jetë pas 20 vitesh.

Katerina Trungu: Po pse një pritje kaq e gjatë? Ashtu erdhën… donit më përpara dhe nuk u bë e mundur?

Anila Hoxha: Ajo ishte, nuk u bë e mundur, si i themi ne nga anët tona, Zoti i madh i vendos ca punë.

Katerina Trungu: Domethënë Irisi ishte si një dhuratë, ai lajmi i shtatzënisë.

Anila Hoxha: Një dhuratë shumë e madhe, ishte një mrekulli. Unë e kam përjetuar shtatzëninë e Irisit si një mrekulli sepse me djalin isha më e re, nuk arrija t’i përjetoja mbase gjërat si duheshin, ishte kohë tjetër. Kurse me Irisin kemi përjetuar, jo vetëm unë, por gjithë familja. Prisnim një mrekulli, por në momentin që Irisi erdhi në jetë i pari u përball me lajmin e hidhur mund të themi për ato ditë se tani na duket shumë normale dhe s’na bën shumë përshtypje, u përball bashkëshorti me djalin. Ndërkohë unë jam përballur pas disa ditëve.

Të them të drejtën ishin momente shumë të vështira sepse çdo prind pret një mrekulli. Kjo ishte një mrekulli, por në ato që na thanë, në ato që dëgjuam ishte shumë e vështirë, ishin momente shumë të vështira për ne por i kapërcyem.

Anila shton se ishin mjekët ata që ua komunikuan  gjendjen e Irisit, por nuk iu dhanë asnjë informacion. Ajo treon se përjetimi dhe frika për sfidat që vendoseshin përpara ishin shumë të forta, por po ashtu mungonin edhe shumë struktura shtetërore. Megjithatë, më e frikshmja ishte zgjidhja  që iu dhanë mjekët.

Anila Hoxha: Para 11 vjetësh kur lindi Irisi, të them të drejtën informacioni ishte shumë i pakët. Atë  material që e kërkonim e gjenim vetëm në anglisht. Mjekët të thonin “dyshojmë”, nuk ka “dyshojmë”, ose është ose s’është. Më mirë përballu me faktin ky është. Ne u përballëm edhe me një fakt tjetër të hidhur që na thanë në momentin pasi lindi Irisi, “ju mund ta braktisni atë”. Për ne ishte absurde.

Katerina Trungu: Ta braktisni ishe opsioni që ju dhanë?

Ermelinda Ndoja: Jua dhanë mjekët, duke parë gjendjen tuaj menduan si zgjidhje alternative apo çfarë?

Anila Hoxha: Jo… jo vetëm  gjendjen tonë por si duket e aplikonit, i rrit shteti. Por pse duhet ta rrisë shteti kur unë jam këtu, kur unë jam nëna e atij fëmije dhe sa e dua unë nuk mund ta dojë njeri në botë?!

Share With:
Translate »
110 Views