Mjekët që studiuan 36 adoleshente shtatzëna hedhin poshtë një nga mitet më të mëdha për virgjërinë

Dy profesionistë shëndetësorë kanë hedhur poshtë një besim rreth virgjërisë dhe duan që të gjithë ta marrin vesh. Duke folur për Ted, autorët e një libri me titull ‘The Wonder from Down’, nga  Nina Brochmann & Ellen Stokken Dahl kanë treguar dy mite rreth shtresës së himenit, çka përbën atë që quhet virgjëri. Miti një: himeni çahet dhe shkakton gjakderdhje herën e parë kur kryen marrëdhënie seksuale. Himeni është një shtresë indesh që ndodhet në vaginë dhe zakonisht, është e plotë, me raste në formë gjysmë hëne ose me një vrimë të madhe në pjesën qendrore të shtresës. Por kjo ndryshon shumë sipas personit dhe nuk është e thënë që një vajzë që nuk ka gjakderdhje pas herës së parë nuk është e virgjër. Nëse keni një himen elastik, thjesht nuk do ketë gjakderdhje: nuk ka rëndësi nëse je e virgjër apo jo. Është një pamundësi anatomike. Dhe ky është rasti për gjysmën e femrave. Disa të virgjëra kanë gjakderdhje dhe disa jo. Miti Dy. Himeni humbet përgjithmonë pas herës së parë që një grua kryen marrëdhënie seksuale. Në të vërtetë himeni mund të mos shkatërrohet. Për shumë gra, himeni është mjaft elastik dhe nuk i ndodh asgjë gjatë marrëdhënieve. Për gratë e tjera, himeni do çahet, por kjo nuk do të thotë se do zhduket. Dy studiuesit citojnë një studim të kryer nga një mjek i cili ka ekzaminuar himenet e 36 adoleshenteve shtatzëna: ku vetëm dy prej tyre treguan shenja të qarta penetrimi. Pra, të gjithë duhet të pajtohen se edhe miti i dytë nuk ka vlerë. Në shumë vende të botës, vajza iu nënshtrohen testeve të virgjërisë para martesës. Por ajo që meshkujt nuk dinë është se shumë vajza e dëmtojnë himenin thjesht duke ngarë një biçikletë. Gjetjet e studiuesve janë një kontribut i rëndësishëm në shpërndarjen e miteve keqinformuese që rrethojnë temat e virgjërisë dhe përpjekjet për të kontrolluar seksualitetin femëror me nocionet e ‘pastërtisë’. TIP

Share With:
Translate »
866 Views