Mjekja Dollenberg: Vaksinimi i fëmijëve në Gjermani, zero raste me komplikime!

E ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV mjekja Aurora Dollenberg foli rreth vaksinimit të fëmijëve dhe dozës së tretë të vaksinimit në disa grupmosha. Dollenberg theksoi se në Shqipëri fokusi duhet të jetë në rritjen e numrit të vaksinimit.

“Personat të cilat po marrin tashmë dozën e tretë në Gjermani janë moshat deri në 70 vjec, të cilët kanë sëmundje shoqëruese dhe janë vaksinuar me dy dozat e para të vaksinës. Tanimë gati 61% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe kjo i ka dhënë dritën jeshile Gjermanisë për të filluar edhe me dozën e tretë.
Doza e tretë nuk është e këshillueshme për të gjitha grupmoshat, por vetëm për personat me imunitet të dobët , me sëmundje kronike. Për fat të mirë numrat e infektimeve mbeten konstante dhe të menaxhueshme, përveç disa zonave në të cilat ka patur rezistencë ndaj vaksinimit ,në këto zona ka patur një përhapje më të shpejtë të infektimeve edhe të virusit delta.

Edhe pse disa vende janë skeptike për vaksinimin e fëmijëve, certifikata e Pfizer është në fuqi. Me hapjen e shkollave në Gjermani por edhe në Evropë u bë vaksnimi masiv i fëmijëve dhe deri më tani kemi rezultate shumë të mira, nuk kemi raste me komplikime dhe zero raste të mos pranimit nga organizmi me simptoma të rënda ose deri në vdekje.
Prej 3 muajsh që ka filluar vaksinimi edhe te gratë shtatzëna dhe ka rezultuar me sukses, ka qënë një shtysë për të stimuluar edhe vaksinimin te fëmijët pasi edhe nëna edhe fetusi kanë reaguar mire ndaj vaksinës.

Nëse çdo qytetar ose student është kundër vaksnimit, atëhere duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme për të bërë teste të cilat nuk janë të rimborsueshme.
Situate është kritike kur shohim numrin e ulët të vaksinimit që vazhdon të jetë nën 30%.Në Shqipëri fokusi krzesor duhet të jetë të rritet numri i të vaksinuara në mënyrë qe të shkohet drejt imunitetit të tufës. Për sa kohë që numri i rasteve vazhdon të jetë mbi 200 në ditë Shqipëria do të vazhdojë të jetë në listen e kuqe jo vetëm nga Italia por edhe nga vendet e tjera. Është e vështirë të bëhet diferenca e kovid nga virozat e tjera edhe nga ne si mjek dhe i vetmi përcaktues më i saktë mbetet testi i pcr. u shpreh Aurora Dollenberg për Dritare TV.”,- u shpreh mjakja Dollenberg.

Share With:
Translate »
207 Views