Mjeku turk zbulon një simptomë të re dhe serioze të koronavirusit
Zbulimi i Dr. Orhan Ates, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit Ataturk të Turqisë tregon se COVID-19 mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit te pacientët.
Sipas tij, në spitalet Covid janë paraqitur shumë raste pacientësh me vështirësi në shikim.
“Pas ekzaminimeve dhe testeve, vërtetuam se humbja e shikimit ishte shkaktuar nga okluzioni i venës retinale se kjo lidhet me COVID-19. Përveç terapisë mjekësore, ne aplikuam terapi hiperbarike të oksigjenit për të trajtuar këta pacientë. Si rezultat i trajtimeve, pacientët rikuperuan pothuajse të gjitha dëmet e shkaktuara nga COVID-19 në retinë dhe nivelet e shikimit u kthyen në situatën normale”, tha Ates. Dhe ky është i vetmi lajm i mirë në këtë rast, që të paktën është diçka e përkohshme dhe e rifitueshme.
Mjeku turk sqaroi se këtë rezultat të studimeve të tij e ka ndarë edhe gjerësisht me grupet shkencore në botë.
*Artikulli i aa.com.tr u përshtat në shqip nga Tiranapost.al