‘Mjerë ai fëmijë çfarë nëne’, Gerta Shino i kthehet ndjekëses
Siç tashmë dihet, banorja e “Big Brother Albania 9”, Gerta Shino është në pritje të ëmbël. Ajo nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit, por fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar.
Vetëm së fundmi Gerta ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të bardhë e të ngushtë. Mes shumë komplimentesh dhe urimesh është vënë re një koment negativ për veshjen.
“Vishu moj se po bëhesh nënë! Mjerë ai fëmijë çfarë nëne”, i ka shkruar një ndjekëse. “Mjerë fëmijët e tu në fakt për ty”, i është përgjigjur Gerta, duke mos ia përtuar aspak.