Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë
Lorena Haliti është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë modelja dhe partneri i saj Ami përmes Instagramit, ku kanë postuar disa foto me vogëlushin e porsalindur. Në një prej fotove, ata kanë zbuluar se e kanë quajtur djalin Andreas.

“Mirë se erdhe në botë”, shkruan çifti krah postimit duke marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit. Lorena nuk ka qenë aspak diskrete gjatë shtatzënisë duke postuar shpeshherë foto me barkun e rrumbullakosur.