Modelja e njohur tregon barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq

Ashley Graham është një nga modelet më të njohura të ‘Hollywood’ pasi ka qenë një nga të parat që ka thyer tabutë në lidhje me modelet mbipeshë. Së fundmi, ajo lajmëroi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ se ishte në pritje të fëmijës së parë dhe fansat janë të emocionuar ta ndjekin atë gjatë gjithë kësaj eksperience. Ashley mori pjesë në eventin e fundit të “Harpar Bazaar” së bashku me shumë emra të tjerë të njohur të “Hollywood-it”. Modelja mbante veshur një ‘body’ të zi, i cili vazhdonte me tyl në pjesën e poshtme dhe tregonte në mënyrën më të bukur barkun e saj të rrumbullakosur. Ashley po e përjeton shumë mirë këtë periudhë dhe është shumë e emocionuar për ardhjen në jetë të bebit. Nuk e dimë se çfarë do vendosë në lidhje me karrierën e saj, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

Share With:
Translate »
479 Views