Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, Kleofina konfirmon shtatzëninë me futbollistin Benjamin Pavard

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard, do bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë modelja, e cila ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet krah partnerit të saj, duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.

Me këtë publikim, Kleofina ka konfirmuar zyrtarisht zërat se është në pritje të ëmbël, ndërsa çifti duket i lumtur për kapitullin e ri që po nis në jetën e tyre.

Modelja shqiptare dhe kampioni francez i dhanë fund beqarisë në korrik 2025, gjatë një ceremonie në Abacinë e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, Itali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by kleofina (@kleofina)

Share With:
Translate »
88 Views