Moderatoja shqiptare kujton lindjen e të birit dhe na emocionoi si çdo herë që flet për të

Fatma Haxhialiun jemi mësuar ta shohim shpesh në televizor dhe gjithmonë në krah të Aulona Mustës. Madje, dyshja e pandarë kanë shijuar shtatzëninë njëkohësisht dhe janë bërë të dyja nëna në muajin shtator të vitit 2014. Fatma ka sjellë në jetë djalin e saj Kian më 9 shtator, ndërsa Aulona, vajzën e saj Amara, rreth dy javë më vonë. Këtë ditë të veçantë, Fatma e kujton me shumë dashuri dhe emocion, aq shumë saqë na preku të gjithëve me dedikimin që i ka kushtuar të birit ditën e sotme.

Katër vite më parë rreth kësaj ore, lindi DIELLI i jetës tonë. Linde tamam si diell, i bukur, i ngrohtë, i shndritshëm dhe unë nga ato momente mbaj mend vetëm rrahjet e zemrës tënde dhe asnjë dhimbje. Sepse unë isha me fat, lindjen tënde e përjetova të gjithën natyralisht dhe në mënyrën më të bukur të mundshme për një nënë.

Nuk ndjeva asnjë nga ato të tmerrshmet që njihen si dhimbjet e lindjes, mbaj mend vetëm që pyesja: “Si është Kian? Unë jam shumë mirë”. Dhe isha vërtet aq e lumtur, sa fjalët nuk e përshkruajnë atë ndjesi.

Dhe kur ti qave, unë nuk mbaja dot më asgjë nën kontroll, të shtrëngoja fort, të puthja parreshtur dhe me ty sipër gjoksit tim, kur zemrat tona u sinkronizuan, lindi një tjetër UNË, mami i Kianit, që do të ishte dhe titulli më i bukur dhe më i rëndësishëm i jetës time.

Dritë e jetëve tona, nuk dua të uroj të jesh mjek, arkitekt, president, aktor, këngëtar i suksesshëm, etj, etj, dua vetëm të jesh i LUMTUR!!!! Diellin ta kam vënë kurorë e zemrën time e ke mbretëri, qoftë jeta jote plot dritë e ngrohtësi në këto 100 vite e më shumë dhe qofsh një rreze drite e ngrohtë në këtë botë. Të dua mbi gjithçka, mbi çdo gjë”, -ka shkruar Fatma.

View this post on Instagram

4-vite me pare rreth kesaj ore, lindi DIELLI i jetes tone🌞 Linde tamam si diell, i bukur, i ngrohte, i shndritshem dhe une nga ato momente mbaj mend vetem rrahjet e zemres tende dhe asnje dhimbje. Sepse une isha me fat, lindjen tende e perjetova te gjithen natyralisht dhe ne menyren me te bukur te mundshme per nje nene❤ Nuk ndjeva asnje nga ato te tmerrshmet qe njihen si dhimbjet e lindjes, mbaj mend vetem qe pyesja: Si eshte Kian, une jam shume mire dhe isha vertet aq e lumtur, sa fjalet nuk e pershkruajne ate ndjesi. Dhe kur ti qave, une nuk mbaja dot me asgje nen kontroll, te shtrengoja fort, te puthja parreshtuar dhe me ty siper gjoksit tim kur zemrat tona u sinkronizuan, lindi nje tjeter UNE, mami i Kianit, qe do te ishte dhe titulli me i bukur dhe me i rendesishem i jetes time. Drite e jeteve tona, nuk dua te uroj te jesh, mjek, arkitekt, president, aktor, kengetar i suksesshem, etj, etj dua vetem te jesh i LUMTUR!!!! Diellin ta kam vene kurore e zemren time e ke mbreteri, qofte jeta jote plot drite e ngrohtesi ne keto 100 vite e me shume dhe qofsh nje rreze drite e ngrohte ne kete bote❤ Te dua mbi gjithcka, mbi cdo gje❤ #kianmbretidiell👑

A post shared by sipas_fatmes (@sipas_fatmes) on

Share With:
Translate »
810 Views