Moderatorja e njohur kujton të ëmën e ndjerë dhe një kërkesë për fansat

Moderatorja e njohur, Fiori Dardha ka kujtuar të ëmën e saj e cila prej 11 muajsh nuk jeton më. Ajo ka ndarë një detaj të vogël me ndjekësit e saj ndërsa ka shkruar: “Vjet në këtë kohë, më qëroje shegë, ndonëse ishe shumë e sëmurë… Bëje gjithçka që ne të besonim se ishe mirë”.

Moderatorja ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë bashkë me një kërkesë. “A mund t’ju kërkoj të bëni diçka të bukur? T’u jepni një përqafim mamave tuaja! Shtrëngojini fort dhe mbusheni shpirtin plot me aromën e tyre!

Bëjeni edhe për ne që nuk do të mundemi dot më kurrë t’i puthim, t’i përqafojmë e t’u ndiejmë aromën…e nëse keni dëshirë, do t;i shpërndaja fotot tuaja me shumë kënaqësi në profilin tim! Le të shpërndajmë ca dashuri!“, ka shkruar moderatorja.

Share With:
Translate »
158 Views