Moment i rrallë mes motrave Lori dhe Sara Hoxha

Ato janë ndër motrat më të famshme në Shqipëri. Lori dhe Sara Hoxha duket se kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën.

Ato kudo shihen bashkë dhe nuk mungojnë dedikimet e ngrohta prej një motre sa herë që njëra ose tjetra ka një ditë të veçantë.

Sot në fakt asnjëra nuk ka ditëlindjen por Lori ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat një moment të “rrallë”  siç e quan ajo me Sarën.

Gjithmonë në familje është dikush që nuk i pëlqen shumë puthjet ose përqafimet. Sara qenka mesa duket në familjen Hoxha, prandaj teksa Sara e puth në faqe, Lori shkruan se ky është një moment i rrallë.

Po në familen tuaj kush i “urren” puthjet? Këta njerëz që nuk e shprehin dashurinë me puthje dhe përqafime me siguri e shprehin me vepra të mëdha.

Share With:
Translate »
863 Views