Momente horrori, avioni përplaset gjatë festës për zbulimin e gjinisë së fëmijës (VIDEO)

Ky është momenti tragjik kur një avion përplaset gjatë festës për zbulimin e gjinisë së fëmijës në Meksikë.

Pamjt tronditëse janë filmuar në kamera nga të pranishmit në festën në Sinaloa, teksa çifti pret avionin për të lëshuar ngjyrën që do të zbulojë gjininë e fëmijës.

Çifti që mesa duket do të bëhet me vajzë, duket i gëzuar teksa përqafohet pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Avioni i vogël fluturon mbi ta dhe lëshon ngjyrën rozë, më pas një prej krahëve shkëputet duke bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe të përplaset.

Më pas, mediat lokale postuan pamjet e pilotit 32-vjeçar nga vendngjarja. Ai u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Share With:
Translate »
254 Views