Travis Barker dhe Kourtney Kardashian duke dalë nga spitali: Si po shkon shtatzënia e saj?
Shtatzënia e Kourtney Kardashian me Travis Barker është një nga më të përfolurat në botën e të famshmëve.
Së fundmi një lajm është bërë viral kur thuhet se Kourteny ka patur një komplikacion dhe është fotografuar pranë spitalit.
Nuk ka asnjë informacion nga familja për shkakun e vizitës së tyre apo pse u detyruan të bënin kontrollin e befasishëm.
Pavarësisht kësaj, pati një deklaratë nga Blink-182 pasi Trvais u detyrua të braktiste turneun e grupit për të shkuar spital.
“Për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis është dashur të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara,” konfirmoi grupi rock në mediat sociale të premten.
Gjithashtu burime të tjera kanë shprehur për Marca se nuk kanë qenë javë të lehta për Kourtney-n.