Momente paniku në një market në Tiranë, një grua merr në krahë një fëmijë të mitur dhe tenton të largohet

Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.

Menjëherë pas saj ka shkuar një grua (që mendohet se është nëna e fëmijës) që ndodhej në të njëjtin ambient dhe e ka marrë sërish, duke u kthyer në market.

Policia bën me dije se shtetasi E. D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Share With:
Translate »
37 Views