Momentet më pikante nga familja mbretërore 2017, fansat mërziten: mungon më i rëndësishmi

Me fillimin e vitit të ri, shumë prej nesh marrin pak kohë për të reflektuar mbi 12 muajt që lamë pas-edhe familja mbretërore nuk bën përjashtim.

Kensington Palace ka  publikuar një klip të shkurtër me disa nga momentet më të rëndësishme për 2017,duke nisur që nga dita e parë e shkollës së princ George deri tek fejesa e princ Harry-it me Meghan Markle në muajin nëntor.


Por fansat syshqiponjë vunë re se ty mungonte një nga momentet më të rëndësishme për ta: lajmi se William dhe Kate presin fëmijën e tyre të tretë.

Ndjekësit e shumtë nuk nguruan të komentonin dhe të pyesnin se përse nuk është përfshirë në këtë klip lajmi për shtatzëninë e tretë të Kate, por askush nuk ka kthyer një përgjigje.

“Po lajmi që Kte është shtatzënë për herë të tretë?”
“Mungon lajmi se Kate është shtatzënë”, ishin disa nga komentet e shumta mbërritur në profilin zyrtare në rrjetet sociale të Kensington Palace.

Ndoshta kjo video duhet rishikuar edhe një herë… /RC

Share With:
Translate »
753 Views