Shikoni sa është rritur dhe sa bukuroshe duket mbesa Albërie Hadërgjonaj
Sado e pabesueshme të duket, duke gjykuar nga pamja, ne e dimë që Albëria është bërë me mbesë. Vajza e Agnesës, Elektra, ka qenë që në muajt e parë në një kopertinë, atë të revistës Class sepse gjyshja e saj është një nga këngëtaret më të njohura dhe ne nuk e humbën shansin për ta pasur bashkë me mbesën në disa foto ekskluzive.
Fotot janë realizuar në tetor, ndërkohë që vajza kishte vetëm disa javë që ishte lindur. Na ka mbetur në mendje ai imazh, një bebe fare e vogël, mes dantellave rozë, që e ëma, vajza e Albëries dhe Albëria e mbanin me shumë kujdes sepse ishte ende shumë e brishtë. Tani gjithçka ka ndryshuar.
Agnesa ka postuar një foto të së bijës dhe, duke ecur, veshur me pallto, ajo duket si një zonjushë e vogël. Vajza është lindur në shtator të vitit 2015, por duket edhe më e rritur, ndoshta sepse në foto, të gjithë fëmijët duken kështu…

Me siguri, pamja e saj me Albërien tani do të jetë dhe më e pabesueshme!