Momenti emocionues kur foshnja sheh nënën për herë të parë

Ky është momenti kur një foshnje me një çrregullim të rrallë shëndetësor sheh nënën e saj për herë të parë me ndihmën e syzeve. Foshnja tre muajsh ishte diagnostikuar me ‘albinizëm oculocutaneous’, pasi prindërit e saj vërejtën se foshnja nuk bënte kontakt me sy fare dhe as nuk i përcillte lëvizjet. Në një video të këndshme, e cila është bërë hit në internet, shihet nëna e foshnjës duke ia vendosur syzet në fytyrë, para se foshnja të buzëqeshë pasi sheh nënën për herë të parë.

Share With:
Translate »
1004 Views