Momenti më emocionues i dasmës, Huma Abedin u shoqërua në altar nga i biri dhe ai nuk i mbajti dot lotët
Të shtunën që kaloi këshilltarja politike dhe autorja, Huma Abedin u martua me investitorin dhe filantropin Alex Soros në shtëpinë e tyre në Water Mill, Nju Jork.
Çifti u njoh për herë të parë në një festë të organizuar nga miqtë e tyre James dhe Nicky Hilton Rothschild në tetor të vitit 2023 dhe u fejuan në qershor të 2024-ës në apartamentin e tyre në Manhattan.
Abedin dhe Soros kishin menduar fillimisht të martoheshin në mënyrë të fshehtë, por planet ndryshuan gjatë një feste fejese që u organizua bashkërisht nga ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit — dhe njëkohësisht shefja e vjetër e Abedin — Hillary Clinton. Momneti më prekës i ceremonisë ishte kur Huma u shoqërua në altar nga i biri, i cili ka ardhur në martesën e saj të parë (LEXO KETU)
Pasi vendosën datën, çifti e dinte menjëherë që donin ta bënin ceremoninë në shtëpi.
“Ndjeva sikur një tsunami dashurie na përfshiu. Jam e mbushur me gëzim. Në një gjendje lumturie dhe mirënjohjeje,” tha Abedin për Vogue teksa kujtonte fundjavën.