“Momenti më emocionues i jetës”, Jonida Vokshi ndan fotot më të bukura të dasmës teksa babai e shoqëron në altar

Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Ata mbajtën një ceremoni buzë detit, ku çdo detaj tërhoqi vëmendjen për shkak të thjeshtësisë që ishte ruajtur në gjithçka.

Duke filluar nga makeup-i i Jonidës, dy fustanet e nusërisë, dekori e çdo gjë tjetër ishte minimaliste.

Çifti festoi deri në orët e para të mëngjesit, në praninë e miqve e familjarëve të tyre.

Pas dasmës, Jonida ka ndarë në profilin e saj në Instagram momentet më të bukura të ceremonisë, të cilat do të mbeten përjetë në memorien e moderatores dhe Besnikut.

Ajo ka falenderuar çdokënd që ia ka bërë ditën speciale akoma më të bukur, duke shkruar krahas fotove:

“Momenti më emocionues i jetës”

Të shumta kanë qenë komentet e urimit në fotot e moderatores, të cilën e kanë cilësuar si një ndër nuset më të bukura të këtij viti.

     

Share With:
Translate »
484 Views