Momenti që i ndryshoi jetën, Majk flet për raportin me djalin

Momenti kur u bë baba shënoi për Majk kthesën më të madhe të jetës. Në një intervistë në “The Elite Way” në ATV, reperi ka shpjeguar si e ka ndikuar lindja e djalit të tij, Roanit në çdo aspekt. Ai përshkruan raportin e ngushtë me të dhe ndoshta në të ardhmen, edhe vogëlushi do të ndjekë rrugën e babait në muzikë.

Majk: Jo veç në muzikë, por më ka bërë të kujdesshëm në çdo aspekt të jetës. Jo veç në muziikë, jo veç kur bëj një tekst, në çdo paraqitje.

-Çfarë raporti ke me djalin?

Majk: Shumë të mirë, shumë të ngushtë, si babë e djalë.

-Ka shprehur ndonjë dëshirë që ai të fillojë t’i përkushtohet muzikës apo është ende herët?

Majk: Ndonjëherë bën ca llastime të vogla, shkon në gardërobë, më merr rrobat dhe veç kur vjen më surprizon me rrobat e mia, syze dhe janë pjesë shumë gazmore që më bëjnë ta dua edhe më shumë kur e shoh.

Majk shton se është ende herët për të përcaktuar pasi sheh që djali është i dhënë edhe pas futbollit, por nëse do të zgjedhë muzikën, këshillat e tij s’do t’i mungojnë në asnjë moment.Momenti që i ndryshoi jetën, Majk flet për raportin me djalin

Share With:
Translate »
39 Views